Takimi në OKB, Begaj: Shqipëria e angazhuar për eleminimin e dhunës ndaj grave

Takimi në OKB, Begaj: Shqipëria e angazhuar për eleminimin e dhunës ndaj grave

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë  në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të  OKB për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi  që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres. Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë...