Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkarkimi i zv.ministrit pasi piu cigare brenda në lokal/ Ministrja Koçiu: Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila për shkak të një sjelljeje që sipas saj përbën shkelje të ligjit anti-duhan. Reagim i Ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në FB: Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të...