Begaj në OKB: Të shfrytëzojmë kohën për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Begaj në OKB: Të shfrytëzojmë kohën për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi  që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres. “Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të...