Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në aksin ‘Fier-Patos’, makina përplaset me një trajler kamioni, dy të plagosur
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier–Patos. Një automjet tip ‘Alfa Romeo’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një trajler kamioni që ndodhej i parkuar jashtë karrexhatës. Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe policia rrugore po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Top Channel