Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ai ka probleme me drejtësinë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Shabani: Kemi humbur 7 muaj kohë me të
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani, i cili prej muajsh kishte kërkuar shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i qëndron mendimit se ai duhet të ishte larguar nga detyra më herët, në të mirë të qytetit dhe qytetarëve. I ftuar në një studio televizive Shabani deklaroi se është Veliaj ai që ka një problem me drejtësinë dhe jo qytetarët e kryeqytetit që meritojnë një drejtues në krye të punëve. “Kemi humbur 7 muaj, ku qytetarët e Tiranës nuk kanë një njeri ta menaxhojë. E kam kërkuar në shkurt edhe pse nuk ishin bërë 3 muaj. Nuk duhet të humbnim kohë. Ligji parashikon rastet kur kreu i bashkisë jep dorëheqjen dhe kur shkarkohet pa dëshirën e tij. Në këto raste mbrohet qytetari dhe...