Deputeti i PD reagon se pse një zv/ministër shkarkohet se piu cigare!

Deputeti i PD reagon se pse një zv/ministër shkarkohet se piu cigare!

Reagimi i deputetit Klevis Balliu: Qeveria e drogës dhe bandave luan teatër me cigare Qeveria vazhdon të tallet me qytetarët. Ministria e Brendshme shkarkon zëvendësministrin jo për aferat e krimit, por sepse pinte cigare. Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja. Problemi është droga dhe trafiku i saj, është kapja dhe inkriminimi i institucioneve, është politizimi dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit, është bashkëpunimi i politikës me krimin e organizuar. Ju sot jeni përfaqësuese e kësaj politike, si ministre e një qeverie më të korruptuar dhe më të inkriminuar se çdo qeveri tjetër në historinë e vendit. Detyra juaj nuk është të bëni spektakël me cigare, por të garantoni sigurinë e qytetarëve – një siguri që ka rënë në nivelet më dramatike, pasi dhjetëra shqiptarë...