Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bujqësia drejt BE 2030, ministri i ri Salla vendos prioritetet kryesore
Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të ministrisë, me qëllim evidentimin e problematikave dhe adresimin e zgjidhjeve në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural. Salla shpreh se në një postim në rrjetet sociale, në takim u vendosën prioritetet për ndërhyrjet kryesore në bujqësi për të arritur objektivin Shqipëria në BE në vitin 2030. ”Sot me stafin drejtues të ministrisë realizuam një takim pune, me qëllim evidentimin e problematikave dhe adresimin e zgjidhjeve në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural. Bashkë vendosëm prioritetet për ndërhyrjet kryesore që lidhen me mbështetjen e fermerëve, rritjen e prodhimit vendas, përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, nxitjen e agroturizmit dhe përdorimin më efikas të fondeve...