Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbledhja për shkarkimin e Erion Veliajt, Blushi: Të mbahet në Sharrë, aty ku nisi afera e inceneratorit
Depueti i PL-së, Tedi Blushi, ka kërkuar që mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet simbolikisht në Sharrë, në vendin ku sipas tij nisi një nga aferat më të mëdha korruptive në kryeqytet, inceneratori që nuk ekziston. “Në Sharrë, aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të Tiranës, duhet të nisë edhe pastrimi i qytetit nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin,” deklaroi Blushi në një reagim për Facebook. Sipas tij, qytetarët shqiptarë po vazhdojnë të vidhen çdo ditë përmes pagesave të majme që buxheti i shtetit i bën një inceneratori “fantazmë”, për të cilin paguhen rreth 90 mijë euro në ditë, pa pasur një objekt funksional që i shërben realisht qytetit. “Mbledhja e Këshillit Bashkiak...