Mike Maignan drejt largimit, Milan gjen për portën një tjetër francez

Mike Maignan drejt largimit, Milan gjen për portën një tjetër francez

22 Shtator 2025 19:16 Telesport Mike Maignan duket se do të largohet nga Milan në merkaton e janarit ose në verën e ardhshme. Edhe pse fillimisht palët ranë dakord për rinovimin e kontratës, tani çdo gjë ka mbetur pezull dhe Mike Maignan është drejt largimit nga kuqezinjtë. Largimi i francezit mund të ndodhë në merkaton e janarit, në rast se drejtuesit kuqezi nuk duan ta humbin përfundimisht si lojtar të lirë. Në rast se nuk vjen një ofertë e mirë në janar, atëherë Mike Maignan do të largohet në verë, kur i mbaron edhe kontrata. “Calciomercato” raporton se drejtuesit kuqezi kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Mike Maignan dhe ai është Guillaume Restes, portieri i ri i Toulouse, i cili edhe pse është vetëm 19 vjeç,...