Rama poston pamjet: Fëmijë e të rritur, pjesë e aktiviteteve argëtuese në ”Fun Fair 2025”

Rama poston pamjet: Fëmijë e të rritur, pjesë e aktiviteteve argëtuese në ”Fun Fair 2025”

Panairi i dedikuar për fëmijë, “Fun Fair ’25”, përmbylli siparin e edicionit të tij të parë, mbrëmjen e të dielës. Nga data 19 deri në 21 shtator, Tirana u shndërrua në kryeqytetin e fëmijëve, ku një gamë e gjerë aktivitetesh argëtuese bënë bashkë, fëmijë të grup-moshave të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga atmosfera e “Fun Fair” në sheshin “Italia”, ndërsa thotë se fëmijë e të rritur u bënë pjesë e aktiviteteve argëtuese. Panairi u kthye në një eksperiencë të re dhe të veçantë për fëmijët, ku aktivitetet kreative, lojërat, inovacioni dhe argëtimi ishin “kryefjalë” e kësaj përvojë treditore. Gjatë ditëve të panairit fëmijët u njohën me ekspozita pikture dhe instalacione, lojëra kreative e argëtuese, aktivitete artistike të ndryshme. Kjo iniciativë është pjesë...