Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
12 cigare hashashi, turku i shpëton burgut me 50 mijë euro
Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për shtetasin turk Emre Baris Serkan Ates, i arrestuar rreth një muaj më parë në Kukës me 12 cigare që përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si hashash. Në vendimin e saj, Apeli ka zëvendësuar masën e “arrestit me burg”, të caktuar më herët nga Gjykata e Kukësit, me atë të “garancisë pasurore”, duke u bazuar në nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas vendimit, Emre Ates do të qëndrojë i lirë gjatë hetimeve, me kusht që të depozitojë rreth 50 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë, brenda pesë ditëve nga shpallja e vendimit. Nëse nuk përmbush këtë detyrim, masa mund të zëvendësohet sërish me ndalim më të ashpër.