Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Legjionarët kuqezi në superformë: 7 gola këtë fundjavë me klubet e tyre
Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të tregojnë formë të mirë me klubet ku luajnë, duke dhuruar spektakël dhe duke realizuar plot 7 gola këtë fundjavë.Pas transferimit te Esteghlal në Iran, Jasir Asani vazhdoi me paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Paykan që përfundoi barazim 2-2. Asani zhbllokoi rezultatin në minutën e 45+7 me një realizim të bukur dhe vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 80-të me një penallti të sigurt.Juljan Shehu po vazhdon formën e shkëlqyer në Poloni, megjithëse skuadra e tij, Widzew Łódź, pësoi disfatë në transfertën ndaj Górnik Zabrze. Futbollisti kuqezi barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 27-të me një goditje të fuqishme me kokë, duke shënuar golin e tij të tretë në kampionatin polak.Arbër Hoxha riktheu talentin e tij...