Dua Lipa shkarkon menaxherin pas fushatës kundër Palestinës, pas Glastonbury

Dua Lipa shkarkon menaxherin pas fushatës kundër Palestinës, pas Glastonbury

Ylli botëror i muzikës pop me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin profesional me menaxherin e saj disavjeçar, David Levy, pas zbulimit të përfshirjes së tij në një fushatë kundër Palestinës.Mediat britanike raportojnë se Levy ishte pas një iniciative që synonte pengimin e grupit irlandez Kneecap, i njohur për orientimin e tij propalestinez, nga pjesëmarrja në Festivalin e famshëm Glastonbury. Letra private dhe konfidenciale, e nënshkruar nga Levy dhe dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, i bënte thirrje këtij të fundit të anulonte performancën e grupit, për shkak të mbështetjes së tyre për kauzën palestineze.Pasi letra u bë publike, Dua Lipa reagoi menjëherë, duke shkarkuar menaxherin dhe duke marrë masa që të mos kishte më asnjë rol në karrierën e saj....