PD: Të shkarkohet Niko Peleshi! Balla: Opozita po mban peng komisionet, nuk sjell emrat

PD: Të shkarkohet Niko Peleshi! Balla: Opozita po mban peng komisionet, nuk sjell emrat

Opozita shfrytëzoi mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të kërkuar përsëritjen e seancës plenare për miratimin e qeverisë dhe programit politik për 4 vitet e ardhshme. Për shkak se Gazment Bardhi është përjashtuar nga Parlamenti për 10 ditë, përfaqësuesi i PD në mbledhje ishte Agron Gjekmarkaj. “Kërkova ripërtëritjen e seancës, kërkova të mblidhet Komisioni i Legjislacionit që të shihet mundësia për mocion ndaj Peleshi, të anulohen dënimet absurde të një rregulloreje absurde të kësaj mazhorance për të dënuar deputetë e opozitës dhe të mos ketë asnjë pengesë për mediat në Kuvend”, tha Agron Gjekmarkaj. Mbledhja e konferencës së kryetarëve u zhvillua për të miratuar anëtarët e komisioneve në mënyrë që Parlamenti të nisë punën, por opozita ende nuk ka çuar asnjë emër. “Nga 3 grupet...