Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detajet nga plagosja e 37-vjeçarit në Vlorë/ Dëshmia: Dyshohet për një atentat, policia ka marrë në pyetje pesë persona
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 37-vjeçar Skerdi Mehmetaj u plagos në këmbë me armë zjarri. Ai tha se dyshohet se motivet mund të jetë atentati ndaj 37-vjeçarit ose një vetplagosje nga ana e tij. Gazetari Mehmeti shtoi më tej se janë marrë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe se autoritetet po vijojnë hetimet. Ai theksoi se policia gjithashtu ka marrë në pyetje pesë persona, dhe pritet edhe dëshmia e 37-vjeçarit i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. “Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur. Motivet mund të jenë atentati ose vetplagosja nga ana e të plagosurit.Kamerat e sigurisë janë duke u mbledhur nga bizneset përreth.Policia po vijon hetimet...