Benzema drejt rikthimit befasues në Europë, e kërkon ish-trajneri i tij te Real Madrid

Benzema drejt rikthimit befasues në Europë, e kërkon ish-trajneri i tij te Real Madrid

22 Shtator 2025 17:32 Telesport Pas zyrtarizimit si trajneri ri i Benfica-s, Jose Mourinho ka nisur që tani nga puna për të sjellë emrat që dëshiron te klubi portugez. Mediat portugeze raportojnë se Mourinho ka biseduar së fundmi me Karim Benzema dhe e ka shtyrë francezin drejt rikthimit të bujshëm në Europë. Kontrata aktuale e Benzema me Al-Ittihad skadon në qershor të vitit 2026 dhe deri tani nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm. Mourinho ka kërkuar transferimin e sulmuesit francez që në merkaton e janarit, por në rast se dy klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë rikthimi i Benzema në Europë do shtyhet për verën e ardhshme. Benzema, tashmë 37 vjeç, duket se i ka thënë “po” propozimit të Mourinho-s dhe është...