Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Eduart Halimi: Shkarkimi i Veliajt, precedent i rrezikshëm ligjor
Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, avokati Eduart Halimi, nëpërmjet një shkrimi, ka analizuar bazën ligjore mbi të cilën është paralajmëruar shkarkimii i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim nën akuzat e SPAK. Në shkrimin e tij, Halimi argumenton se neni 62 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” krijon një precedent të ri, pasi parashikon ndërprerjen automatike të mandatit të kryetarit të bashkisë nëse mungon mbi 3 muaj, pa bërë dallim mes mungesës me arsye apo pa arsye. Sipas tij, kjo dispozitë është shumë më e rreptë se ajo për deputetët, të cilët humbin mandatin vetëm në rast mungese pa arsye për më shumë se 6 muaj. Për Halimin, ky dallim është i pajustifikuar dhe e bën Shqipërinë një përjashtim në raport me shumicën e vendeve të BE-së, ku rregullat janë më fleksibël dhe parashikohet zëvendësim...