Niko Peleshi cakton datën, Parlamenti do të mblidhet të mërkurën në orën 10:00

Niko Peleshi cakton datën, Parlamenti do të mblidhet të mërkurën në orën 10:00

Pas kaosit që shoqëroi seancën e fundit në Parlament, kryeparlamentari Niko Peleshi ka caktuar datën e seancës së radhës.  Ditën e mërkurë në 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë.  Ndërsa është bërë publik edhe rendi i ditës, ku parashikohet që të votohen edhe emrat e drejtuese dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare. PD edhe pse i ka caktuar 4 drejtuesit e komisioneve parlamentare dhe 7 nënkryetarët, nuk i ka dorëzuar ende zyrtarisht në Kuvend, pasi kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.  Njoftimi i Kuvendit:  Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr. 9, datë 22.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).  Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare...