Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Evi Kokalari nxjerr mesazhet e Nesti Angonit për Albana Vokshin
Evi Kokalari, e cila ishte e para që denoncoi para disa javësh Albana Vokshin për korrupsion, ka reaguar pas daljes në skenë të Nesti Angonit. Kokalari thotë se dosjet e Vokshit i ka çuar në SPAK, ndërsa ka publikuar dhe disa mesazhe që i ka çuar Nesti Angoni për Albana Vokshin. Postimi i Kokalarit Po ti je mishërimi i korrupsioni vet o Albana Vokshi!!!! Boll fole sikur të ishe Giovanni Falcone sepse mbetjet mafioze të nivelit tënd ishte arsyeja pse Falcone humbi jetën. Tashti, mban peng të gjithë PD’në, ti që s’ke fituar kurrë një garë elektorale, dhe nëse jam gabim, hajde më debato publikisht në TV, dhe flasim për korrupsionin e Ramës dhe Nesti Angonin që dashkërka të të mbyll ty gojën. Flasim gjithashtu dhe për faktin që kurrë s’ke marrë një votë në jetën tënde dhe kontrollon, manipulon çdo gjë në atë parti vetëm për të qënë në kontroll dhe për të mbuluar aferet e tua. ...