Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kryeparlamentari Peleshi cakton datën e seancës së radhës, ja kur do të mbahet
Pas kaosit që shoqëroi seancën e fundit në Parlament, kryeparlamentari Niko Peleshi ka caktuar datën e seancës së radhës. Ditën e mërkurë në 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Njoftimi i Kuvendit: Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr. 9, datë 22.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit. Faleminderit!