Broshura digjitale e Policisë:Hyrja, qëndrimi dhe punësimi i të huajve në Kosovë

Broshura digjitale e Policisë:Hyrja, qëndrimi dhe punësimi i të huajve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për qytetarët e vendit, si dhe për shtetasit e huaj që ndodhen ose planifikojnë të vizitojnë Kosovën, publikimin e broshurave digjitale informuese mbi rregullat e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në Republikën e Kosovës. Këto materiale janë përgatitur në përputhje të plotë me Ligjin për të huajt dhe kanë si qëllim të ofrojnë informacion të qartë, të saktë dhe të përdorshëm nga çdo individ që ka interesa ligjore për të qëndruar në vend.Broshurat digjitale përmbajnë udhëzime të hollësishme mbi procedurat që lidhen me hyrjen në Kosovë, regjistrimin e qëndrimit, kushtet e punësimit, si dhe të drejtat dhe detyrimet e shtetasve të huaj gjatë qëndrimit të tyre. Materialet synojnë të parandalojnë çdo konfuzion ose keqkuptim dhe...