Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Presidenti Trump përsëri thotë se ndali luftën ndërmjet Kosovës e Serbisë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt të madh në skenën ndërkombëtare, duke theksuar rolin e vendit të tij në ndalimin e disa konflikteve dhe luftërave në botë, përfshirë edhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë.Gjatë darkës së themeluesve të American Cornerstone Institute, Trump u shpreh se ndërhyrjet diplomatike dhe ekonomike të administratës së tij kanë kontribuar në pezullimin e shumë përplasjeve ndërkombëtare. “Shiko vetëm këtë: Armenia dhe Azerbajxhani, Kamboxhia, Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia. Ne i ndaluam të gjithë. Dhe 60 për qind e tyre u ndaluan për shkak të tregtisë,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e politikës ekonomike dhe tregtare në ruajtjen e paqes.Presidenti Trump gjithashtu foli për përpjekjen e tij për të ndaluar...