Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Ndahet nga jeta aktori dhe regjisor i shquar Enver Petrovci
U nda nga jeta në moshën 71-vjeçare Enver Petrovci, aktori i njohur i skenës dhe ekranit, i cili ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Ai u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe gjatë jetës së tij u dallua si aktor, regjisor, skenarist dhe pedagog i përkushtuar.Petrovci fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, në degën e aktrimit, më pas përfundoi studimet universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ai ishte njëri prej themeluesve dhe profesorëve të parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989, pas studimeve dhe karrierës në Beograd, Petrovci u kthye në Kosovë për të dhënë mësim në Universitetin e...