Ministri i ri i Drejtësisë pret në takim Dumanin: Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane

Ministri i ri i Drejtësisë pret në takim Dumanin: Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane

Ministrini i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani. Teksa publikon foto të takimit, Lamallari shkruan se ndau me të prioritetet e dikasterit që ai drejton në kuadër të programit qeverisës. “Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane”, thotë Lamallari mes të tjerash. Reagimi i tij i plotë: “Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani. Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane. 🇦🇱🇪🇺 Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes...