Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Begaj takon Presidentin e Kroacisë në OKB: Mbështetje e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Presidenti Bajram Begaj është takuar në selinë e OKB-së me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilin e cilësoi si “mik të tij dhe të shqiptarëve”. Në një postim në rrjete sociale, kreu i shtetit shqiptar theksoi se Milanović është mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Begaj. /vizionplus.tv