Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Spiropali në 80 vjetorin e OKB: Shqipëria në krah të vlerave që prodhojnë siguri dhe integrim
Në New York ka nisur Asambleja e Përgjithshme e 80 vjetorit të Themelimit të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj, si dhe Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Ministrja Spiropali shkruan në rrjetet sociale se “Shqipëria qëndron më e qartë dhe më e vendosur se kurrë në krah të vlerave që prodhojnë siguri, zhvillim e integrim”. Spiropali u takua me ministrin e jashtëm të Estonisë, Margus Tsahkna, me të cilin folën mbi situatën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga katë avionë luftarakë rusë, si dhe me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatović, i cili i përcolli Ministres Spiropali urimet e tij për marrjen e detyrës së re si drejtuese e MEPJ. Mëngjesin e...