Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: Procedurën nuk e cakton Sekretari i Përgjithshëm, akoma sot nuk kam…
Erion Veliaj, i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak lidhur me procedurën e iniciuar për shkarkimin e tij, që do të zhvillohet ditën e nesërme. Në dokumentin e firmosur prej tij, Veliaj thekson se nuk është informuar zyrtarisht nga sekretari i Këshillit për zhvillimin e mbledhjes së parashikuar, duke u njohur vetëm nga burime mediatike. Prej disa ditësh Kryeministri Edi Rama propozoi shkarkimin nga detyra të Veliajt, ndërsa propozoi si kandidate të PS në garë, Ogerta Manastirliun. Përgjigjja e Veliajt: Në përgjigje të shkresës nr. 32059/2 prot., datë 22.09.2025, me firmën e sekretarit të Këshillit Bashkiak, evidentojmë se nuk përmban vendimmarrjen me votim të Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procedurën e shkarkimit të iniciuar...