Emërimi i Elis Halilit në krye të Bashkisë/ PD Vlorë: U votua me kartonat e turpit socialist pa legjitimitet

Emërimi i Elis Halilit në krye të Bashkisë/ PD Vlorë: U votua me kartonat e turpit socialist pa legjitimitet

Partia Demokratike Dega Vlorë, ka reaguar pasi zgjedhjes vetëm me votat e këshilltarëve të majtë, të Elis Halilit si kryebashkiak i Vlorës, pas dorëheqjes nga posti të Ermal Dredhës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi Rezenbrik Serjani, e ka cilësuar akt të turpshëm politik emërimin e Halilit, pasi sipas tyre, u zbatuan urdhrat e Edi Ramës dhe “komisarit të tij lokal, Bledi Çuçi”. Sipas PD dega bashkia është shndërruar në një degë lokale të Partisë Socialiste, një zyrë ku interesi publik është zëvendësuar nga pazaret e pushtetit dhe korrupsioni urbanistik. Deklarata e plotë: Të nderuar qytetarë vlonjatë, në emër të Partisë Demokratike Vlorë, jam sot për të denoncuar një tjetër akt politik të turpshëm në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Sot, Këshilli Bashkiak i Vlorës, me...