Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nga shëndetësia falas, sot o paguaj o vdis”, Shehu shpërthen: Rama e ka kthyer shëndetësinë në sistem të pashpirt
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ngre alarmin për gjendjen dramatike të shëndetësisë në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë Rama për degradimin e një sektori jetik pas 12 viteve në pushtet. Në një status në FB, Shehu thekson se premtimi fillestar për “shëndetësi falas” është kthyer sot në një sistem të pashpirt, ku qytetarët përballen me zgjedhjen tragjike: ose të paguajnë, ose të vdesin. Sipas Shehut, mungesa e politikave të mirëfillta, centralizimi ekstrem, korrupsioni dhe kontrolli politik kanë shkatërruar çdo shpresë për përmirësim. Postimi i plotë në FB: Rama e filloi me “shëndetësi falas” e ka arritur tek “o paguaj o vdis” mbas 12 vitesh qeverisje! Asnjë sinjal real për përmirësim, përkundrazi! Shëndetësia drejtohet me politika që mungojnë dhe vullnete politike të Qeverise, që nuk ekzistojnë!...