Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kryetari i sotëm, nuk përfaqëson interesat e qytetarëve”/Kryebashkiaku i parakohshëm, Vlorë, reagon PD: Akt i turpshëm
Partia Demokratike Dega Vlorë, ka reaguar pasi Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohshëm i Vlorës, pas dorëheqjes nga posti të Ermal Dredhës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi Rezenbrik Serjani, e ka cilësuar akt të turpshëm politik emërimin e Halilit, pasi sipas tyre, u zbatuan urdhrat e Edi Ramës dhe “komisarit të tij lokal, Bledi Çuçi”. “Me një zell të verbër, paligjshmëri e servilizëm, për të zbatuar urdhrat e sektit politik të Edi Ramës dhe komisarit të tij lokal, Bledi Çuçi, ky këshill jo vetëm që injoroi rregulloren e funksionimit të vet, por shkeli Kushtetutën dhe ligjin për vetëqeverisjen vendore. Emërimi politik i një kryetari të komanduar për Bashkinë e Vlorës është dëshmi e qartë se ky Këshill nuk është asgjë tjetër veçse...