Mbledhja e Këshillit Bashkiak, reagon Veliaj: Proces i njëanshëm, nuk jam njoftuar po cenohet e drejta ime kushtetuese

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, reagon Veliaj: Proces i njëanshëm, nuk jam njoftuar po cenohet e drejta ime kushtetuese

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak për datën 23 shtator 2025, duke e cilësuar procesin si të pabazuar ligjërisht dhe pa transparencë. Sipas reagimit, njoftimi publik i bërë më 22 shtator nga Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk përmban asnjë vendimmarrje zyrtare të Këshillit për garantimin e të drejtave kushtetuese të kryebashkiakut, për t’u dëgjuar apo mbrojtur, në një proces që mund të çojë në ndërprerjen e mandatit të tij. Veliaj thekson se Sekretari nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe se funksioni i tij është thjesht administrativ. Ndër të tjera, Veliaj ngre shqetësimin se një ditë para mbledhjes:– Nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e saj;– Nuk...