Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Qori shpërthen: Veliaj duhet të ishte shkarkuar prej kohësh, ai ende nuk po hetohet për inceneratorin
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar me kohë nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që kur Prokuroria ngriti akuzat për korrupsion ndaj tij. Sipas Qorit, arsyeja pse Erion Veliaj po shkarkohet tani ka të bëjë me larjen e hesapeve brenda PS-së. Ai tha në Ora News se nuk duhet harruar fakti që Erion Veliaj ende nuk po hetohet për inceneratorin e Tiranës apo për lejet e ndërtimit. Qori: Në këndvështrimin tonë, Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar prej kohësh. Gati ndoshta që në fillim të mandatit të tij, sepse ka qenë i akuzuar jo vetëm nga opinioni publik por pastaj edhe nga prokuroria për korrupsion dhe për vepra të rënda korruptive. Ne si parti, përfaqësuesja...