Sunday League Albania, hidhet shorti i edicionit të 7-të. Ja kalendari i plotë

Sunday League Albania, hidhet shorti i edicionit të 7-të. Ja kalendari i plotë

Është hedhur shorti i edicionit të shtatë të kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që do të nisë më 29 shtator. Shorti i kampionatit u hodh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator, Jurgen Demneri dhe specialistët e këtij departamenti, ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat. Në sezonin e shtatë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 32 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B. Në grupin A bëjnë pjesë: Luminesen, Dymbëdhjeta, FC Confucius, Three Lions, Immi, Alpha Crossfit, FC Tigres, Antigonea, Mallakastra, Barrikada, Futura Dent, Friends Team, Happy Dent Center, FC Messer, Tirana e Re, Implant Swiss. Në grupin B bëjnë pjesë: FC Dajti, ATS,...