“Paqe dhe barazi mes kombeve”/ Java për 80 vjetorin e Kombeve të Bashkuara, Begaj: 80 vjet OKB, liri dhe bashkëpunim

“Paqe dhe barazi mes kombeve”/ Java për 80 vjetorin e Kombeve të Bashkuara, Begaj: 80 vjet OKB, liri dhe bashkëpunim

Teksa po mbahet java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë marrin pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj, ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale. Begaj ka postuar 2 foto ku shfaqet me Spiropalin dhe shkruan se në 80 vite të saj, OKB është përkushtuar për paqen lirinë dhe barazinë dhe bashkëpunim mes kombeve. Bajram Begaj: “80 vjet OKB. 80 vjet përkushtim për paqe, barazi dhe bashkëpunim midis kombeve”.