Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në gjyq 6 persona/ ‘Trafik droge dhe grup kriminal’, kërkohet pafajësi për mungesë provash
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot një tjetër seancë në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. Në sallë ishte i pranishëm vetëm Bujar Ajeti, ndërsa pesë të tjerët u përfaqësuan nga avokatët e tyre, pasi kishin shprehur vullnetin për të mos qenë të pranishëm në këtë seancë. Avokati Maks Haxhia paraqiti konkluzionet përfundimtare në emër të klientit të tij, Ismail Zeneli, i cili përballet me disa akuza të rënda, përfshirë trafik ndërkombëtar droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, organizatë kriminale dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Sipas avokatit, prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete për asnjë nga episodet, duke u mbështetur kryesisht...