KPA lë në fuqi vendimin e KLP/ Problemet me pasurinë, gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë

KPA lë në fuqi vendimin e KLP/ Problemet me pasurinë, gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) këtë ka vendosur që të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Tiranës Arben Kostandini. Trupe gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e 25 marsit të 2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Arben Kostandini. Konstandini u shkarkua nga KLP, pasi kishte probleme me pasurinë, një nga tre shtyllat e Vettingut. KPA njofton se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Njoftimi i plotë: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli...