Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nëse vijon kjo politikë…”/ Mazhoranca dhe opozita, reagon Kadilli: Edi Rama dhe Sali Berisha kanë shteruar
Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një intervistë televizive, deklaroi se të gjitha palët politike janë të kënaqura nga zgjedhjet, ndërsa vendi ndodhet në një gjendje stanjacioni. Ai kritikoi “bashkëjetesën” e fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës, duke e quajtur sistemin aktual “regjim tango”. Sipas tij, mungesa e ideve të reja dhe mbajtja e pushtetit nga të njëjtët liderë po e çon vendin drejt një boshatisjeje sociale dhe ekonomike. Kadilli apeloi për një lëvizje përbashkuese dhe strategji zhvillimi, që mund të sjellë ndryshim real në Shqipëri. Fatbardh Kadilli: Të gjithë janë të kënaqur nga zgjedhjet, edhe PD. Që të gjithë kanë marrë diçka, që i kënaq. Berisha mori aq mandate, sa për të mbretëruar në opozitë. Edi Rama është rehat, fitoi mandatin e...