Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 37-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë (EMRI)
FOTO ILUSTRUESE VLORË-Një plagsoje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Vlorë. 37-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. I plagosuri, Skerdi Mehmetaj (Piperi) u paraqit vetë në spitalin e Vlorëspër ndihmë mjekësore. Njoftimi i policisë: Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./ZËRI