“Ende nuk jam informuar zyrtarisht”/ Erion Veliaj shkruan letër: Nuk më është dhënë mundësia për t’u mbrojtur

“Ende nuk jam informuar zyrtarisht”/ Erion Veliaj shkruan letër: Nuk më është dhënë mundësia për t’u mbrojtur

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit Bashkiak, pasi këta i thanë që të dërgojë me shkrim pretendimet e tij, në rast se nuk paraqitet dot në mbledhjen e Këshillit për shkarkimin e tij. Veliaj thotë në letër se ende nuk është njoftuar për rendin e ditës së mbledhjes, por që do bëhet për shkarkimin e tij është njohur vetëm në media. Veliaj thotë se nuk ka pasur kohë as për të përgatitur mbrojtjen, as as fizikisht as me shkrim. Erion Veliaj: “Ende sot, një dite përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje ne te cilën do te vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më...