Barça në “siklet”, United dhe Bayern “joshin” De Jong, e duan falas

Barça në “siklet”, United dhe Bayern “joshin” De Jong, e duan falas

Frankie De Jong ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dikurshëm, kjo si pasojë e dëmtimeve të shumta, por jo vetëm kaq. Barcelona rrezikon ta humbas falas në fund të këtij sezoni. Mesfushori holandez është futur në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026, për këtë arsye klube të mëdha Evropiane si Man.United dhe Bayern Munich po përpiqen të joshin mesfushorin holandez. Pavarësisht këtyre detajeve, mediat në Spanjë bëjnë me dije se drejtuesit e Barcelonës kanë besim se mund të gjejnë një akord të shpejtë me lojtarin për rinovimin e kontratës. (BalkanWeb) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb