Alarm në setin e “Spider-Man”, Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Alarm në setin e “Spider-Man”, Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day. Të premten, më 19 shtator, aktori britanik goditi kokën gjatë një skene të rrezikshme ndërsa binte në shesh xhirimi. Deri më tani, nuk ka detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tij, por është konfirmuar se ai iu nënshtrua analizave për një tronditje të trurit. Prodhimi i filmit Spider-Man: Brand New Day, me vlerë 200 milionë dollarë, është pezulluar përkohësisht dhe mund të shtyhet për javë të tëra, ndërsa ylli rikuperohet. Një person që punonte në ambulancën që transportoi Holland i tha gazetës Sun: “Na telefonuan në orën 10:30 të mëngjesit të premten për të ndihmuar një pacient që kishte pësuar një lëndim. Një ambulancë...