Harry Styles surprizon fansat! Vrapon në maratonën e Berlinit nën një emër të rremë

Harry Styles surprizon fansat! Vrapon në maratonën e Berlinit nën një emër të rremë

Ylli britanik i muzikës, Harry Styles, është parë në mënyrë të papritur mes mijëra vrapuesve në Maratonën e Berlinit, duke marrë pjesë në garë pa e tërhequr vëmendjen – falë regjistrimit me një identitet të rremë. Në një përpjekje për të qëndruar anonim, 31-vjeçari ishte regjistruar me emrin Sted Sarandos, por kjo nuk i ndaloi fansat e vëmendshëm ta identifikonin dhe ta përshëndesnin në rrjetet sociale. Sipas organizatorëve të eventit, Harry ishte një nga rreth 50 mijë pjesëmarrësit që morën pjesë në garën prej 42.2 kilometrash në rrugët e kryeqytetit gjerman. Pjesëmarrjen e tij e konfirmoi edhe atleti paralimpik britanik Richard Whitehead, i cili postoi një foto së bashku me Styles dhe shkroi me humor: “2:58 në Berlin me shokun tim! A e njeh ndokush?”...