Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person/ Policia shpall në kërkim autorin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës. Burime për mediat bëjnë me dije se një shtetas ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital. Deri më tani identiteti i këtij personi ende nuk dihet, ndërkohë as gjendja shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje. Ata kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe janë në ndjekje të tij. Lidhur me këtë ngjarje pritet një reagim zyrtar nga Policia si dhe më tepër detaje!