No Image Available

Rusia: Nuk e cenuam Estoninë, avionët tanë fluturuan në zonën e përbashkët

Rusia ka mohuar të ketë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjatë kësaj fundjave duke deklaruar se avionët e tij luftarakë kaluan përmes zonës ajrore të përbashkët ndërkombëtare. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i konsideroi deklaratat e Estonisë boshe, të pabaza dhe një vazhdim të politikës estoneze që sipas tij ka për qëllim përshkallëzimin e tensioneve. Pilotët rusë, sipas tij, gjithmonë kanë operuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Por nga ana tjetër zyrtarë të lartë të Estonisë kanë deklaruar se vendi ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë qartë shkeljet ruse në territorin e tyre. Deklaratat vijnë disa orë përpara një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit në OKB për të dënuar sjelljen e Rusisë./vizionplus.tv