Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bleu në market, me kartëmonedhë 100-euroshe false, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se me një kartëmonedhë false ka blerë produkte në një market. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. A., 36 vjeç. NJOFTIMI I POLICISE Finalizohet operacioni policor i koduar “Kartëmonedhat false”. Bleu në market, me kartëmonedhë 100-euroshe false, identifikohet dhe kapet 36-vjeçari. Në momentin e ndalimit iu gjet edhe një kartëmonedhë tjetër 100-euroshe, gjithashtu e falsifikuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte dhe kryente blerje me kartëmonedha eurosh të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kartëmonedhat false”. Në kuadër të operacionit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, u kap dhe...