“Do të dërgojmë në GJK mocionin e mosbesimit për Peleshin”, Berisha zbulon aksionin e opozitës

“Do të dërgojmë në GJK mocionin e mosbesimit për Peleshin”, Berisha zbulon aksionin e opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Niko Peleshi për, siç u shpreh ai, “mbylljen me dhunë të Parlamentit”, me qëllim që qytetarët të mos informoheshin për abuzimet dhe lidhjet me krimin brenda mazhorancës. “Parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin që donin me çdo kusht që shqiptarët të mos njiheshin me vjedhjet dhe shpërdorimet monstruoze të Edi Ramës, familjes dhe ministrave të tij,” deklaroi Berisha. Ai shtoi se në themel të ndërprerjes së seancës parlamentare qëndronin përpjekjet për të fshehur lidhjet e krimit me deputetët dhe ministrat e qeverisë. Duke e cilësuar situatën si “një betejë në vazhdim”, Berisha njoftoi se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat...