Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha akuza për Petrit Malajn: U emërua ministër i Financave, pasi kompania e tij auditoi censusin e falsifikuar
Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Financave, Petrit Malaj. Berisha shprehet se lidhjet me krimin janë “të domosdoshme për të qenë ministër apo drejtor në administratë”. “Lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit”, shprehet ai. Më tej, Berisha akuzon Malajn se është emëruar ministër, pasi kompania e tij ka audituar censusin e falsifikuar. “Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar...