Nga 4 për mbijetesë në 12 për rritje personale. Shkenca flet: Përqafimet shërojnë

Nga 4 për mbijetesë në 12 për rritje personale. Shkenca flet: Përqafimet shërojnë

Një përqafim i sinqertë nuk është vetëm një gjest emocional është një terapi e vërtetë për trupin dhe mendjen. Shkenca ka zbuluar se përqafimi dhe përkëdhelja mund të ndikojnë fuqishëm në shëndetin tonë mendor dhe imunitar. Çfarë thonë studimet: • Ul stresin dhe ankthin. Përqafimi stimulon çlirimin e oksitocinës, një hormon që qetëson dhe ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit). • Lufton ndjesitë e vetmisë dhe depresionit. Ndjesia e kontaktit fizik të sigurt rrit ndjenjën e lidhjes dhe mbështetjes emocionale. • Forcon sistemin imunitar . Prekja dhe ndjenja e sigurisë stimulojnë funksionin imunitar duke balancuar sistemin nervor. • Rregullon tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Përqafimi ka efekt relaksues mbi sistemin kardiovaskular. Sa përqafime na duhen? Ekspertët sugjerojnë: • 4 përqafime në ditë...