Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Për t’u bërë ministër mjaftojnë pagesa ose shërbime te Lubi Balluku dhe Rama”, Berisha: Malaj u emërua pasi…
Berisha me akuza të forta ndaj qeverisë: Petrit Malaj, ministër i financave përmes lidhjeve me klane kriminale – “Dhuratë e Ramës dhe Lubisë Balluku” Kreu i PD Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, ku ka artikuluar akuza të rënda në drejtim të ministrit të Financave, Petrit Malaj. Sipas Berishës, emërimi i Malajt si ministër i Financave është një ilustrim i qartë i asaj që e quajti “levë e Arkimedit të narkoshtetit”: lidhjet me krimin. Ai e akuzoi Malajn si anëtar efektiv të klanit “Gjolekë-Malajt” dhe deklaroi se kompania BDO Albania, ku “Malaj ka qenë administrator ndërsa familjarët e tij aksionerë të rëndësishëm, ka qenë e përfshirë në auditimin dhe, sipas tij, certifikimin e censusit të falsifikuar...