Dy gjigantët e Premier League hidhen në “sulm” për “murin” e Juventusit

Dy gjigantët e Premier League hidhen në “sulm” për “murin” e Juventusit

22 Shtator 2025 12:47 Alfred Lleshi Sipas “Sportmediaset”, Liverpool dhe Manchester United janë gati të bëjnë gjithçka për të siguruar qendërmbrojtësin brazilian të Juventusit. Bremer, pas një starti sezoni të shkëlqyer, pas sezonit të shkuar i dëmtuar, është kthyer menjëherë në shtyllën e mbrojtjes së bardhezinjve, e cila pa të u pa në vështirësi në Veronë. Dy gjigantët anglezë e kanë prioritet absolut në merkato dhe, me fuqinë e tyre financiare, mund ta bindin si Juven, ashtu edhe lojtarin. Nga ana tjetër, drejtuesit bardhezinj synojnë të rezistojnë, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e tij në ekuilibrat e ekipit. Pas 4 ndeshjesh radhazi mes Serie A dhe Champions-it, braziliani Bremer është parë i rraskapitur në stërvitje, pas sfidës me Veronën, duke u shtrirë në fushë....